Правата на пациентите
Во нашата држава правата на пациентите се регулирани со Законот за заштита на правата на пациентите. Овој закон ги дефинира правата и обврските на пациентите во здравствениот систем. Треба да имате предвид дека законот за заштита на правата на пациентите може да биде предмет на промени. Целиот Закон за заштита на правата на пациентите можете да го прочитате на следниот линк: Закон за Заштита на Правата на Пациентите
Во понатамошниот текст ќе наведеме некои од универзалните права на пациентите кои се општи стандарди и принципи за сите пациенти без разлика на раса, религија, пол, националност или други карактеристики. Еве некои од тие права:
- Право на пристап до здравствени услуги: Секој поединец има право на пристап до здравствените услуги потребни за неговото здравје. Здравствената заштита мора да гарантира еднаков пристап за сите, без дискриминација врз основа на финансиската состојба, местото на живеење, видот на болеста или времето потребно за пристап до здравствената заштита.
- Право на човечко достоинство: Правото на човечко достоинство е едно од основните права на човекот. Според тоа, пациентите имаат право да се третираат со почит и достоинство во сите аспекти на медицинската нега. Ова вклучува правото на приватност, конфиденцијалност, информираност и учество во одлуките за нивната здравствена состојба.
- Право на информирање: Пациентите имаат право целосно да бидат информирани за нивната здравствена состојба, вклучувајќи ги и клиничките факти за нивната состојба; за предложените медицински процедури, за потенцијалните ризици и погодности од секоја процедура; за алтернативите од секоја процедура, вклучувајќи го и резултатот од нелекувањето; за дијагнозата, прогнозирањето и прогресот на лекувањето.
- Право на слободен избор: Секој поединец има право на слободен избор меѓу расположивите процедури за лекување и здравствени работници, врз основа на соодветна информација. Пациентот има право да одлучи кои дијагностички испитувања и терапии да се спроведат и кој матичен лекар, специјалист или болница да ги користи.
- Право на Второ Мислење: Пациентот има право да побара второ стручно мислење за својата здравствена состојба, под услови пропишани со прописите за здравствена заштита и здравствено осигурување за давање на првото стручно мислење.
- Право на согласност и одбивање на лекување: Пациентот има право да прифати или да одбие определена медицинска интервенција, освен во случаите на медицински интервенции чие одложување или непреземање би го загрозило животот и здравјето на пациентот, односно животот и здравјето на други лица или би предизвикало привремено или трајно оштетување на неговото здравје, односно здравјето на други лица.
- Право на приватност и доверливост: Поединец има право на тајност на личните податоци вклучувајќи ги и податоците во врска со неговото здравје, можната дијагноза или лекување, како и право на заштита на приватноста во текот на изведувањето дијагностички испитувања, специјалистички посети и медицински/хируршки постапки воопшто.
- Право на жалби и приговор: Секој пациент што не е задоволен од давањето или од дадената здравствена заштита, како и од односот на вработен во здравствената установа, може да поднесе жалба до директорот на установата. Жалбата може да се поднесе усно или писмено. Овие права ги обезбедуваат етичките и правните стандарди ширум светот за обезбедување на адекватна и сочувана здравствена грижа за секој пациент.
- Право на безбедност и квалитет: Секој поединец има право да биде заштитен од штетите што може да ги предизвика лошото функционирање на здравствениот систем, медицинска или лекарска грешка, како и право на пристап до здравствени услуги и лекување кои исполнуваат високи стандарди за безбедност и квалитет.
- Право на Превентивни Прегледи: Пациентите имаат право на редовни прегледи и превентивни тестови за рано откривање на болести. Секој поединец има право на соодветна услуга во насока на превенција oд заболување. Здравствената заштита има обврска да ја исполнува оваа цел преку подигнување на свеста на луѓето, гарантирајќи здравствени процедури во редовни интервали без надомест за различни популациски групи изложени на ризик и овозможувајќи им пристап на сите до постигнатите резултати од научните истражувања и од технолошките иновации.
Овие права се потврдени од многу меѓународни документи и организации, вклучително и Светската здравствена организација (СЗО), и ги штитат пациентите како човечки суштества со вредност и достоинство.
Të drejtat e pacientëve
Në shtetin tonë të drejtat e pacientëve rregullohen me Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve. Ky ligj përcakton të drejtat dhe obligimet e pacientëve në sistemin shëndetësor. Duhet të keni parasysh se ligji për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve mund të jetë objekt ndryshimi. Të gjithë Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm: Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve
Në tekstin e mëposhtëm do të listojmë disa nga të drejtat universale të pacientëve të cilat janë standarde dhe parime të përgjithshme për të gjithë pacientët pa dallim race, feje, gjinije, kombësie apo karakteristika të tjera. Këtu janë disa nga ato të drejta:
- E drejta e aksesit në shërbimet shëndetësore: Çdo individ ka të drejtën e aksesit në shërbimet shëndetësore të nevojshme për shëndetin e tij. Kujdesi shëndetësor duhet të garantojë akses të barabartë për të gjithë, pa diskriminim bazuar në gjendjen financiare, vendbanimin, llojin e sëmundjes ose kohën e nevojshme për të pasur akses në kujdesin shëndetësor.
- E drejta për dinjitet njerëzor: E drejta për dinjitet njerëzor është një nga të drejtat themelore të njeriut. Prandaj, pacientët kanë të drejtë të trajtohen me respekt dhe dinjitet në të gjitha aspektet e kujdesit mjekësor. Kjo përfshin të drejtën për privatësi, konfidencialitet, informacion dhe pjesëmarrje në vendimet për shëndetin e tyre.
- E drejta për informim: Pacientët kanë të drejtë të informohen plotësisht për gjendjen e tyre shëndetësore, duke përfshirë faktet klinike për gjendjen e tyre; për procedurat mjekësore të propozuara, për rreziqet dhe përfitimet e mundshme të secilës procedurë; për alternativat e secilës procedurë, duke përfshirë rezultatin e mostrajtimit; në lidhje me diagnozën, prognozën dhe përparimin e trajtimit.
- E drejta për zgjedhje të lirë: Çdo individ ka të drejtë të zgjedhë lirisht midis procedurave të trajtimit të disponueshëm dhe profesionistëve shëndetësorë, bazuar në informacionin e duhur. Pacienti ka të drejtë të vendosë se cilat teste dhe terapi diagnostike të kryejë dhe cilin mjek të familjes, specialist apo spital të përdorë.
- E drejta për një mendim të dytë: Pacienti ka të drejtë të kërkojë një ekspertizë të dytë për gjendjen e tij shëndetësore, në kushtet e përcaktuara me rregulloren e kujdesit shëndetësor dhe sigurimit shëndetësor për dhënien e ekspertizës së parë.
- E drejta për pëlqimin dhe refuzimin e trajtimit: Pacienti ka të drejtë të pranojë ose refuzojë një ndërhyrje të caktuar mjekësore, me përjashtim të rasteve të ndërhyrjeve mjekësore, ku vonesa ose mosndërmarrja e të cilave do të rrezikonte jetën dhe shëndetin e pacientit, domethënë jetën dhe shëndetin e personave të tjerë ose do të shkaktonte dëmtim të përkohshëm ose të përhershëm në shëndetin e tij, gjegjësisht shëndetin e personave të tjerë.
- E drejta për privatësi dhe konfidencialitet: Një individ ka të drejtën e konfidencialitetit të të dhënave personale duke përfshirë të dhënat që lidhen me shëndetin e tij, diagnozën ose trajtimin e mundshëm, si dhe të drejtën e privatësisë gjatë kryerjes së testeve diagnostikuese, vizitave të specialistëve dhe procedurave mjekësore/kirurgjikale në përgjithsi.
- E drejta e ankesave dhe kundërshtimeve: Çdo pacient i cili nuk është i kënaqur me ofrimin ose kujdesin shëndetësor të ofruar, si dhe me qëndrimin e punonjësit në institucionin shëndetësor, mund të paraqesë ankesë tek drejtori i institucionit. Ankesa mund të paraqitet me gojë ose me shkrim. Këto të drejta sigurojnë standardet etike dhe ligjore në mbarë botën për sigurimin e kujdesit adekuat dhe të sigurt shëndetësor për çdo pacient.
- E drejta për siguri dhe cilësi: Çdo individ ka të drejtë të mbrohet nga dëmi që mund të shkaktohet nga mosfunksionimi i sistemit shëndetësor, neglizhencës ose gabimeve mjeksore, si dhe të drejtën për të aksesuar shërbime shëndetësore dhe trajtime që plotësojnë standardet e larta të sigurisë dhe cilësisë.
- E drejta për ekzaminime parandaluese: Pacientët kanë të drejtë për ekzaminime të rregullta dhe teste parandaluese për zbulimin e hershëm të sëmundjeve. Çdo individ ka të drejtën e një shërbimi të përshtatshëm në drejtim të parandalimit të sëmundjeve. Kujdesi shëndetësor ka detyrimin ta përmbushë këtë synim duke rritur ndërgjegjësimin e njerëzve, duke garantuar procedura shëndetësore në intervale të rregullta pa kompensim për grupet e ndryshme të popullsisë në rrezik dhe duke i mundësuar të gjithëve të aksesojnë në rezultatet e arritura të kërkimit shkencor dhe inovacionit teknologjik.
Këto të drejta konfirmohen nga shumë dokumente dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), dhe mbrojnë pacientët si qenie njerëzore me vlerë dhe dinjitet.