Një nga masat themelore parandaluese ndaj sëmundjeve është aktiviteti fizik i rregullt dhe i moderuar, i cili ndikon pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm fizik dhe mendor.

  • Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sasia e aktivitetit fizik që nevojitet për një jetë të shëndetshme është të paktën 150 minuta aktivitet i moderuar ose 75 minuta aktivitet me intensitet të lartë në javë. Kjo mund të jetë ecje e shpejtë, vrapim, not, çiklizëm ose ndonjë aktivitet tjetër që rrit rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen.

Aktiviteti fizik përmirëson frymëmarrjen, presionin e gjakut, nivelet e kolesterolit, glukozën në gjak, imunitetin dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, pulmonare, gastroenterohepatike, lokomotore, mendore dhe të tjera. Gjithashtu, ushtrimet ndihmojnë në kontrollin e lehtë të peshës trupore, rritjen e forcës dhe qëndrueshmërisë së muskujve, qëndrueshmërisë mendore, përmirësimin e cilësisë së gjumit etj.

Mundohuni të përfshini aktivitetin fizik në regjimin tuaj ditor, pasi ai do t’ju ndihmojë të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe të zvogëloni mundësinë e vuajtjes nga sëmundje të ndryshme akute dhe kronike.

Sporti është barna më e mirë për parandalimin e sëmundjeve!

Сподели со пријатели! | Shpërndaje me miqtë!