Shëndeti është gjëja më e rëndësishme, por jo gjithmonë kujdesemi për të siç duhet. Ka shumë gjëra në mjedisin tonë që mund të dëmtojnë shëndetin tonë, siç janë kimikatet dhe patogjenët që mund të gjenden në ajër, ujë dhe ushqim. Ato mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, si astma, bronkit, sulm në zemër, goditje në tru, kancer, alergji, infeksione dhe helmime. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i shmangim sa më shumë. Duhet të jetojmë shëndetshëm, të kujdesemi për mjedisin dhe sigurinë e burimeve bazë për jetesë.

 

Sa i përket mbrojtjes nga ndotja e ajrit, ka disa rekomandime që njerëzit mund ti ndjekin për të reduktuar ndikimin e saj dhe për të mbrojtur shëndetin. Këto janë disa rekomandime:

  • Monitoroni cilësinë e ajrit. Përdorni aplikacione lokale për të monitoruar cilësinë e ajrit dhe për të shmangur aktivitetet në hapsirë kur ajri është i ndotur.
  • Mbyllni dritaret dhe dyert për të parandaluar ndotjen e ambienteve të brendshme.
  • Përdorni një maskë mbrojtëse për fytyrën. Sidomos kur përqendrimi i grimcave të ndryshme është i lartë.
  • Shmangni aktivitetin fizik në hapsirë gjatë periudhave kur cilësia e ajrit është i dobët.
  • Në shtëpi ose në punë, përdorni filtra ajri që mund të ndihmojnë në ruajtjen e cilësisë së ajrit.
  • Kujdesuni për shëndet të mirë. Shëndeti i mirë mund të ndihmojë në përmirësimin e aftësisë së trupit për t’u përballur me efektet negative të ndotjes së ajrit.
  • Bashkohuni me iniciativat lokale të ruajtjes së ajrit. Mbështetni ose merrni pjesë aktive në nismat lokale për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe mjedisit jetsor.

 

Uji i kontaminuar mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, duke përfshirë sëmundjet e stomakut dhe lëkurës. Patogjenë të shumtë dhe metale të rënda janë disa nga shkaqet e ndotjes së ujit. Masat e rëndësishme parandaluese për të parandaluar sëmundjet nga uji i ndotur janë:

  • Sigurohuni që të përdorni ujë të sigurt për pije dhe gatim.
  • Nëse keni ujësjellës ose burim privat, kontrolloni rregullisht cilësinë e ujit.
  • Nëse është e nevojshme, përdorni një filtër uji për të reduktuar përqendrimin e ndotësve dhe baktereve në ujin që përdorni për pije dhe gatim.
  • Kujdesuni për higjienën e gotave per ujë, ashtu mund të mbroheni nga patogjenë të ndryshëm që mund të transmetohen përmes ujit.
  • Shmanguni larjes në burime ujore si lumenj ose liqene që janë ose mund të emërtohen si të ndotur.
  • Mbroni mjedisin. Mbështetni dhe merrni pjesë në veprime dhe iniciativa që synojnë përmirësimin e cilësisë së ujit në komunitet.

 

Konsumimi i ushqimit të kontaminuar mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e stomakut, intoksikimet dhe infeksionet. Patogjenë dhe kimikate të ndryshme mund të jenë shkaku i ndotjes së ushqimit. Masat e rëndësishme për të mbrojtur shëndetin nga ushqimi i kontaminuar:

  • Mbani ushqimin në një vend të sigurt. Mbani temperaturën e duhur të ruajtjes së ushqimit dhe përdorni një frigorifer për të ruajtur freskinë.
  • Kini parasysh datat e skadencës. Kontrolloni rregullisht datat e skadencës së ushqimit dhe shmangni konsumimin e produkteve të skaduara.
  • Larje e plotë e duarve. Lani duart para gatimit ose ngrënies dhe pas përfundimit.
  • Shmangni ngrënien e ushqimit nga vendet ku keni dyshime për standardet higjienike ose nga burimet ushqimore jo të besueshme.
  • Monitoroni raportet dhe alarmet lokale dhe kombëtare të sigurisë ushqimore.
  • Nëse dyshoni se keni konsumuar ushqime të kontaminuara, shkoni menjëherë te mjeku ose telefononi ndihmën e shpejtë nëse jeni në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

 

Për shkak se ushqimi, uji dhe ajri i kontaminuar mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin tuaj, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme dhe të merrni masat e duhura për t’i reduktuar ato.

Сподели со пријатели! | Shpërndaje me miqtë!