Masa e dytë parandaluese kundër sëmundjeve është të ushqyerit e shëndetshëm. Ushqimi i shëndetshëm luan një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kronike. Ushqimi i duhur dhe i ekuilibruar i siguron trupit të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten për funksionimin dhe zhvillimin normal. Ushqimi juaj duhet të jetë i pasur me vitamina, minerale, proteina dhe fibra të ndryshme. Çdo ditë hasni informacione të ndryshme për të ushqyerit e shëndetshëm, por në thelb ka 10 këshilla të arta që ju ndihmojnë të mbani një dietë të shëndetshme:
- Hani vakte të vogla, shpesh dhe ngadalë
- Shmangni të ngrënit të tepërt
- Hani ushqim të larmishëm dhe të ekuilibruar
- Konsumoni çdo ditë shumëllojshmëri frutash dhe perimesh të freskëta.
- Evitoni ushqimet e përpunuara
- Reduktoni konsumimin e sheqerit
- Reduktoni konsumimin e kripës
- Konsumoni yndyrna të shëndetshme
- Pini mjaftueshëm ujë
- Shmangni vaktet e vonuara
Të ushqyerit e shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të keni shëndet të mirë, më shumë energji, disponim dhe përqendrim më të mirë. Nga ana tjetër, ushqimi i dëmshëm mund të çojë në mbingrënie, fryrje të barkut, obezitet dhe sëmundje të ndryshme kronike. Zakonet e shëndetshme të të ushqyerit janë masa të rëndësishme parandaluese ndaj sëmundjeve, ghithashtu për të mbështetur shëndetin psikofizik dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj.